QENTË E INTEGRUAR NË QYTETIN URBAN TË DRENASIT


Qytetarët e Drenasit të rrezikuar nga qentë endacak.


Hysni Demaku
Drenas, 31 maj

Në qytetin e Drenasit kohëve të fundit një numër i madh i qenve endacak shëtisin lirshëm, duke rrezikuar jetën e njerëzve apo fëmijëve të cilët e kanë më të vështir t’iu shmangen turmave të tilla të qenve endacak. Qentë endacak frekuentojnë të gjitha lagjet e qytetit ku mundë të gjejnë ushqim urbanisht të "kontrolluar".Edhe pse Kuvendi Komunal i Drenasit ka ndërmarr dy aksione gjatë këtij viti për eliminimin e qenve endacak , ku kostoja e këtyre dy aksioneve ka kushtuar në vlerë prej 6000 mijë eurove, qentë endacak ende lëvizin lirshëm në rrugë e qytetit të Drenasit.Dukagjin Jonuzi qytetarë i Drenasit, tregon për vështersit që përballet çdo ditë me qentë endacak. "Kohëve të fundit qentë endacak kanë vërshuar qytetin tonë, e sidomos në orët e hershme të mëngjesit si dhe në mbrëmje është tepër rrezik të kalosh rrugën pa frikë se mos po të kafshon ndonjë qenë endacak" thotë Jonuzi. Ai thotë se frikohet mos fëmijët do të bien preh e këtyre turmave të qenve dhe se mos përsëritet ngjarja tragjike e fshatit Karaqevë të Kamenicës ku humbi jetën tetë vjeçari Erion Foniqi nga kafshimet qenve endacak. "Te vdes një fëmijë sot nga kafshimet e qenve endacak më të vërtet është kulmi, por shpresoj që një gjë e tillë të mos i ndodhë askujt e aq më tepër ndonjë fëmije, është marri dhe dobësi me të vërtet që ti shpëtosh luftës e të humbësh jetën nga qentë endacak " shprehet Jonuzi. Edhe Qerim Tahiri po ashtu qytetar nga Drenasi thotë se qentë endacak jo vetëm që janë të rrezikshëm për të gjitha shtresat e njerëzve ata po e ndotin edhe ambientin duke shpërndarë mbeturinat. “Te rrezikuar janë të gjitha shtresat e njerëzve por në veçanti fëmijët e sidomos ata të shkollës fillore”Rasim Kiqina” që është në qendër të qytetit ku edhe frekuentohet oborri i saj më së shumti nga qentë endacak” thotë Tahiri.
Ndërsa Skender Hasi, drejtor për Ekonomi dhe Bujqësi thotë se Kuvendi Komunal i Drenasit ka 6800 euro për eliminimin e qenve endacak dhe se aksioni për eliminimin e tyre tashmë ka përfunduar. "Kemi pas një buxhet prej 6800 eurove për eliminimin e qenve, ku tashmë kanë përfunduar dy fazat e eliminimit. Faza e parë ka kushtuar 3000 euro ndërsa e dyta 3200. Kostoja e eliminimit të një qeni duke llogaritur transportin dhe groposjen ka kushtuar 8 euro" është shprehur Hasi. Ai ka thënë se në fazën e parë janë eliminuar 375 qenë, ndërsa në të dytën 407 dhe se ka mbetur një shumë simbolike prej 600 eurove për eliminimin e rreth 80 qenve.

No comments:

Post a Comment