NA MBYTI FABRIKA E "FERONIKELIT"

Fabrika e "Ferronikelit" e ka bërë të vështirë jetesën e banorëve, për shkak të tymrave ndotës që depozitohen në ajër. Një vit më parë, disa qytetarë kanë bërë peticion për ndalimine punës së kësaj fabrike, por kjo nuk i ka shpëtuar ata nga ndotja, që është çdo ditë e pranishme në Drenas dhe fshatrat përreth.
Hysni Demaku
Drenas, 2 qershor

Fabrika e "NewCo Ferronikeli"e ka bërë të vështirë jetesën e banorëve të Drenasit me fshatra përreth, për shkak të tymrave ndotës që depozitohen në ajër. Një vit më parë, disa qytetarë kanë bërë peticion për ndalimine punës së kësaj fabrike , por kjo nuk i ka shpëtuar ata nga ndotja, që është çdo ditë e pranishme në zone në Drenas dhe fshatrat përreth. . Banorë të lagjes "Qorraj", prej kohësh vuajnë ndotjen "non stop" të fabrikës së "Feronikelit. Fabrika e ngritur jo më largë se 2 kilometra nga qendra e qytetit, çdo ditë e më tepër po kthen në ferr jetën e banorëve, sidomos atyre që kanë shtëpit ngjitur me të. Tymi i vijueshëm që del prej saj e ka bërë të padurueshme qëndrimin në këtë zonë, e aq më tepër jetesën normale. Banorët thonë se kanë bërë edhe peticion për pushimin e aktivitetit të fabrikës, por kjo fabrikë buk e ka marrë parasysh këtë peticion dhe nuk ka ndërprer punën. Kushtrim Qorri e ka shtëpin afer me "NewCo Ferronikeli", nga e cila tymi i dendur shihet fare afër. Ai tregon pëllëmbën me të cilën fshin një pjesë të shtëpis së vet. "Është një tmerr i vërtetë. Fabrika punon 24 orë pa ndërprer dhe përveq tymit që krijohet edhe një zhurmë që nuk të le të qetë . Nuk rrihet këtu nga ndotja dhe zhurma, por nuk kemi zgjidhje. Nuk dimë ku të shkojmë.",- tregon Qorri. Ndërkohë Lulzim Qerkini, një tjetër banor i lagjes Drenasi III thotë se këtu është një ferr i vertëtë. "Nuk ka ndotje vetëm këtu, por edhe në pjesë të tjera të qytetit pasi tymrat që dalin dhe zhurma po na han si një gangrenë që disa qytetarë ndoshta nuk po e vrejnë. Nuk ka kuptim si mund të punojë një fabrikë pa filtra pastrimi jo më largë se 2 kilometra nga qyteti¸ku po helmohet lagjja e shume fshatra përreth ",- shprehet Qerkinaj. Ndërsa Kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë se "NewCo Ferronikeli" nuk ju ka përmbajtur obligimit për vënien e filtrave që ka qenë deri në muajin maj të këtij viti, dhe ne si komunë do të kërkojmë nga Ministrin e Mjedisit që të ndërmarr masa ndaj "NewCo Ferronikeli".Ndërsa zyrtari për informim nga "New Co Ferronikeli" , Arten Bajrushi në një shkresë që i ka dërguar Kuvendit Komunal ka thënë se "Ne si kompani kemi filluar me instalimin e paisjeve mirpo fatkeqsisht për shkak të krizave globale financiare kemi qenë të detyruar të ndërprejmë përkohsisht projektin e vënjes së filtrave" ka thënë Bajrushi.Një vit më parë, banorët bënë një peticion, ata pohojnë që atë kohë iu premtua se gjithçka do të rregullohet dhe do të përdoreshin neutralizues (filtra) të ndotjes, por kjo realisht nuk ka ndodhur.

No comments:

Post a Comment