Trotuaret shfrytëzohen për parking të veturave

Këmbësorve u duhet  të dalin në rrugën e automjetev, duke rrezikuar edhe jetën e tyre

Hysni Demaku
Drenas, 1 mars

Trotuaret e  qytetit të Drenasit  nuk janë në shërbim të kalimtarëve, por  shfrytëzohen  si  parkingje nga qytetarët madje  edhe nga vetë policia  si dhe nje pjesë e konsiderueshme e trotaurve  përdoren si pikë tregtare nga shitësit  ambulantë. Këta të fundit kanë zënë një pjesë të madhe të  trotuarve si dhe kanë vendosur mallin e tyre edhe në sheshin e sapo ndërtuar  të qytetit. Këmbësorve u duhet  të dalin në rrugën e automjetev, duke rrezikuar edhe jetën e tyre . “Kjo pamje e trotuarve të qytetit të bën të pyesësh se ku janë inspektorët, të cilët duhet të mbajë llogari për uzurpimin e sipërfaqeve publike, sepse në fund të fundit trotuaret janë të ndërtuar për këmbësorët dhe jo për mallrat e për parkimine veturave “ thotë Blerim Limani qytetar nga Drenasi që përballet qdo ditë më këtë vështërsi. Togeri Fehmi Hoti nga Stacioni Policorë i Drenasit ka thënë se kanë probleme të shumta me penguesit e veturave në trotuare " Kemi shqiptuar masa të shumta të denimit, por kjo dukuri prapë është evidente ne po mundohemi që trotuaret ti lirojmë trotuaret për lëvizjen e lirë të këmbësorve. Kuvendi Komunal I Drenasit në bashkëpunim me Ministrin e Transportit  në vitin 2009 kishin  rregulluar mbi 25 km trotuare. Rrregullimi i mbi 25 km ishte  bërë jo vetëm brebda qytetit por edhe në rrugët magjistrale dhe rajonale gjithashtu edhe në disa rrugë lokale