Nexhat Demaku edhe në këto zgjedhje kandidat për kryetar të komunës së Drenasit






Hysni Demaku
Drenas, 08 shtator

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku përseri është kandiduar për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së.Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar edhe publikishtë të hënen se kandidat për kryetar komune nga radhët e PDK-së përsëri do të jetë Nexhat Demaku. Fatmir Istogu, zedhenesi i Degës së PDK-së në Drenas ka thënë se kryetari i Degës dhe njëherit edhe kryetari i Komunës, Nexhat Demaku është kandiduar edhe për një mandat katërvjeqar për kryetar komune. "Ka qenë kërkesës e kryesisë së PDK-së që Nexhat Demaku të kandidohet edhe në një mandat katër vjeçar për kryetar komune, dhe kjo kërkesë është miratuar nga dega e PDK-së në Drenas" ka thënë Istogu.Ndërsa dega e AAK-së ka kandiduar për kryetar komune Halil Kuliqin.Ndërsa degët e partive tjera në Drenas, LDK,LDD dhe AKR ende nuk kanë publikuar kandidatët e mnudshem për kryetar komune në Drenas.

Drenasin bëhet me shesh dhe një park



Hysni Demaku
Drenas, 18 gusht

Në qytetine Drenasit shumë shpejt pritet të përurohen dy projekte madhore për qytetin e vogël të Drenasit të investuara më mjetet e KK-së Ende pa u përfunduar projekti për ndërtimin e sheshit të qytetit, Drenasi është bërë edhe më një park, jo të vogël, projekt ky i investuar nga Komuna e Drenasit. Drenasit i ka munguar një park i qytetit e sidomos një shesh. Qëllimet dhe destinimet e KK-së për t’i plotësuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve nuk kanë munguar.Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi ka thënë se faza e dytë e punimeve në sheshin "Fehmi Lladroci" veq sa kanë përfunduar, dhe ka filluar faza e tretë përfundimtare,që KK-ja tregon të këtë ndarë 37 mijë euro për rregullimin e fazës përfundimtare. Ndonëse sheshi ende nuk është përfunduar, KK-ja ka hartuar një projekt që është në përfundim e sipër për zgjerimin e hapsirave të gjelberuara. Drejtori i Urbanizmit, Liman Krasniqi, ka thënë se parku që është duke u ndërtuar është investim i KK-së dhe në të janë paraparë të këtë gjelberim, staza, ulëse për pushim, si dhë një pjes për lapidarë. Mirëpo, ndonëse Drenasit i mungon një krua publik, gjatë kësaj faze të punimit të këtij pakru nuk është paraparë të këtë krua. Drejtori Krasniqi, ka thënë se në të ardhmën është planifikuar edhe rregullimi i një krua publik dhe se parku do t’i këtë të gjitha gjërat që t’i plotësoj nevojat e qytetarëve. Ndërsa për fazën e tret të ndërtimit të Sheshit, që as në të nuk është paraparë të këtë krua, Kransiqi ka thënë se në fazën preliminare të sheshit të qytetit është paraparë shtrimi më copëza të betonit, rregullimi i fonatnës, vuarja e kockave dhe ndriqimi. Sheshi dhe parkut të Drenasit i janë gëzuar të gjithë qytetarët.Faton Seferi nga Drenasi thotë se hapësirat e gjebruara dhe një shetitore i kanë munguar Drenasit."Drenasi ka marrë tamam pamjen e qytetit me ndërtimin e sheshit "Fehmi Lladroci" por edhe me ndërtimine parkut, na mbetët ne që të jemi të kujdesëshem që të mos dëmtojmë këto mrekulli" ka thënë Seferi.Ndërsa Mendohije Zymberi thotë se investimi më me vend I KK-së së Drenasit ka qenë ndërtimi i sheshit dhe i parkut."Qytet nuk mjundë të quhet nëse nuk ka shesh dhe parkë kuqytetarët mundë të dalin e të shëtisin gjatë kohës së lirë, ky ka qenë investimi më me vend I KK-së së Drenasit" ka thënë Zymberi.

MBI NJË MILION EURO DËME NË BUJQËSI

Hysni Demaku
Drenas, 3 qershor
Kuvendi Komunal i Drenasit, përkatësisht Komisioni për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga bresheri ka konstatuar se janë shkaktuar dëmë të konsiderushme në 8 fshata dhe se shuma e tyre arrin në 1 milin e 107 mijë e 117 euro. Kryetar i komisonit, Halit Bytyqi ka thënë se nga shenimet që kanë mbledhur është konstatuar se janë prekur 8 fshatra të Komunës së Drenasit.Bytyqi ka thënë se fshati më i prekur ka qënë Gradica, Vërboci dhe Tërsteniku.Në fshatin Vërboc janë shkaktuar dëmë në vler prej 100 e 16 mijë e 680 euro ku janë demtuar sipërfaqet e tokave të mbjellura më kulturë grunaja dhe kopshte, pemishte, serra e bahçe.Ai ka thënë se dëmet në grurë janë mësë 30 për qind të rendimenteve. Në fshatra edëmtuara qdo e treta familje është demtuar nga bresheri, ka thënë Bytyqi. Nga të reshurate bresheri janë demtuar edhe shumë pemishte të mbjellura dhe janë dëmtuar pullaze të shtëpive.Skënder Hasi, drejtor i Ekonomisë dhe Bujqesisë, ka thënë se komuna nuk ka mjete për te mbuluar vlerën e madhe të ketyre dëmëve. "Ne nuk kemi buxhet për t’i kompenzuar këto dëmë bujqësore, por një kërkes të tillë e kemi bërë në Ministrin e Bujqesisë për mundesin e kompenzimit të këtyre demeve", ka thënë Hasi.

NA MBYTI FABRIKA E "FERONIKELIT"

Fabrika e "Ferronikelit" e ka bërë të vështirë jetesën e banorëve, për shkak të tymrave ndotës që depozitohen në ajër. Një vit më parë, disa qytetarë kanë bërë peticion për ndalimine punës së kësaj fabrike, por kjo nuk i ka shpëtuar ata nga ndotja, që është çdo ditë e pranishme në Drenas dhe fshatrat përreth.
Hysni Demaku
Drenas, 2 qershor

Fabrika e "NewCo Ferronikeli"e ka bërë të vështirë jetesën e banorëve të Drenasit me fshatra përreth, për shkak të tymrave ndotës që depozitohen në ajër. Një vit më parë, disa qytetarë kanë bërë peticion për ndalimine punës së kësaj fabrike , por kjo nuk i ka shpëtuar ata nga ndotja, që është çdo ditë e pranishme në zone në Drenas dhe fshatrat përreth. . Banorë të lagjes "Qorraj", prej kohësh vuajnë ndotjen "non stop" të fabrikës së "Feronikelit. Fabrika e ngritur jo më largë se 2 kilometra nga qendra e qytetit, çdo ditë e më tepër po kthen në ferr jetën e banorëve, sidomos atyre që kanë shtëpit ngjitur me të. Tymi i vijueshëm që del prej saj e ka bërë të padurueshme qëndrimin në këtë zonë, e aq më tepër jetesën normale. Banorët thonë se kanë bërë edhe peticion për pushimin e aktivitetit të fabrikës, por kjo fabrikë buk e ka marrë parasysh këtë peticion dhe nuk ka ndërprer punën. Kushtrim Qorri e ka shtëpin afer me "NewCo Ferronikeli", nga e cila tymi i dendur shihet fare afër. Ai tregon pëllëmbën me të cilën fshin një pjesë të shtëpis së vet. "Është një tmerr i vërtetë. Fabrika punon 24 orë pa ndërprer dhe përveq tymit që krijohet edhe një zhurmë që nuk të le të qetë . Nuk rrihet këtu nga ndotja dhe zhurma, por nuk kemi zgjidhje. Nuk dimë ku të shkojmë.",- tregon Qorri. Ndërkohë Lulzim Qerkini, një tjetër banor i lagjes Drenasi III thotë se këtu është një ferr i vertëtë. "Nuk ka ndotje vetëm këtu, por edhe në pjesë të tjera të qytetit pasi tymrat që dalin dhe zhurma po na han si një gangrenë që disa qytetarë ndoshta nuk po e vrejnë. Nuk ka kuptim si mund të punojë një fabrikë pa filtra pastrimi jo më largë se 2 kilometra nga qyteti¸ku po helmohet lagjja e shume fshatra përreth ",- shprehet Qerkinaj. Ndërsa Kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë se "NewCo Ferronikeli" nuk ju ka përmbajtur obligimit për vënien e filtrave që ka qenë deri në muajin maj të këtij viti, dhe ne si komunë do të kërkojmë nga Ministrin e Mjedisit që të ndërmarr masa ndaj "NewCo Ferronikeli".Ndërsa zyrtari për informim nga "New Co Ferronikeli" , Arten Bajrushi në një shkresë që i ka dërguar Kuvendit Komunal ka thënë se "Ne si kompani kemi filluar me instalimin e paisjeve mirpo fatkeqsisht për shkak të krizave globale financiare kemi qenë të detyruar të ndërprejmë përkohsisht projektin e vënjes së filtrave" ka thënë Bajrushi.Një vit më parë, banorët bënë një peticion, ata pohojnë që atë kohë iu premtua se gjithçka do të rregullohet dhe do të përdoreshin neutralizues (filtra) të ndotjes, por kjo realisht nuk ka ndodhur.

QENTË E INTEGRUAR NË QYTETIN URBAN TË DRENASIT


Qytetarët e Drenasit të rrezikuar nga qentë endacak.


Hysni Demaku
Drenas, 31 maj

Në qytetin e Drenasit kohëve të fundit një numër i madh i qenve endacak shëtisin lirshëm, duke rrezikuar jetën e njerëzve apo fëmijëve të cilët e kanë më të vështir t’iu shmangen turmave të tilla të qenve endacak. Qentë endacak frekuentojnë të gjitha lagjet e qytetit ku mundë të gjejnë ushqim urbanisht të "kontrolluar".Edhe pse Kuvendi Komunal i Drenasit ka ndërmarr dy aksione gjatë këtij viti për eliminimin e qenve endacak , ku kostoja e këtyre dy aksioneve ka kushtuar në vlerë prej 6000 mijë eurove, qentë endacak ende lëvizin lirshëm në rrugë e qytetit të Drenasit.Dukagjin Jonuzi qytetarë i Drenasit, tregon për vështersit që përballet çdo ditë me qentë endacak. "Kohëve të fundit qentë endacak kanë vërshuar qytetin tonë, e sidomos në orët e hershme të mëngjesit si dhe në mbrëmje është tepër rrezik të kalosh rrugën pa frikë se mos po të kafshon ndonjë qenë endacak" thotë Jonuzi. Ai thotë se frikohet mos fëmijët do të bien preh e këtyre turmave të qenve dhe se mos përsëritet ngjarja tragjike e fshatit Karaqevë të Kamenicës ku humbi jetën tetë vjeçari Erion Foniqi nga kafshimet qenve endacak. "Te vdes një fëmijë sot nga kafshimet e qenve endacak më të vërtet është kulmi, por shpresoj që një gjë e tillë të mos i ndodhë askujt e aq më tepër ndonjë fëmije, është marri dhe dobësi me të vërtet që ti shpëtosh luftës e të humbësh jetën nga qentë endacak " shprehet Jonuzi. Edhe Qerim Tahiri po ashtu qytetar nga Drenasi thotë se qentë endacak jo vetëm që janë të rrezikshëm për të gjitha shtresat e njerëzve ata po e ndotin edhe ambientin duke shpërndarë mbeturinat. “Te rrezikuar janë të gjitha shtresat e njerëzve por në veçanti fëmijët e sidomos ata të shkollës fillore”Rasim Kiqina” që është në qendër të qytetit ku edhe frekuentohet oborri i saj më së shumti nga qentë endacak” thotë Tahiri.
Ndërsa Skender Hasi, drejtor për Ekonomi dhe Bujqësi thotë se Kuvendi Komunal i Drenasit ka 6800 euro për eliminimin e qenve endacak dhe se aksioni për eliminimin e tyre tashmë ka përfunduar. "Kemi pas një buxhet prej 6800 eurove për eliminimin e qenve, ku tashmë kanë përfunduar dy fazat e eliminimit. Faza e parë ka kushtuar 3000 euro ndërsa e dyta 3200. Kostoja e eliminimit të një qeni duke llogaritur transportin dhe groposjen ka kushtuar 8 euro" është shprehur Hasi. Ai ka thënë se në fazën e parë janë eliminuar 375 qenë, ndërsa në të dytën 407 dhe se ka mbetur një shumë simbolike prej 600 eurove për eliminimin e rreth 80 qenve.

QKMF në Drenas i ngjanë deponive të KEK-ut

Hysni Demaku
Drenas, 27 maj

Mbeturinat e ngrohjes qendrore të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” deponohen për një kohë të gjatë në oborrin e po kësaj qëndre përkatësisht pranë maternitetit aty ku sapo lindin foshnjet. Drejtori i Shendëtësis dhe i Mirqënies Sociale, Ilmi Dobra ka thënë se mbeturinat e ngrohjës qëndrore nuk kanë lokacion të destinuar për deponim por deponohen 3-4 muaj në oborrin e QKMF-së. “Mbeturinat e ngrohjës qendrore të QKMF-së për momentin janë duke u deponuar në oborr të kësaj qendre dhe largimi i tyre bëhet qdo katër muaj” ka thënë Dobra. Ai ka thënë se kompania “Pastrimi” na ka ndihmuar në mënyr vullnetare që të largojmë këto mbeturinat deri tek deponia e qytetit apo te vendi i quajtur “Sukat”. Dobra nuk ka dhënë shpjegime rrethë zgjidhjës së vendëloakcionit dhe të heqjës më të shpesht të mbeturinave , që deri me tani këto mbeturina janë larguar qdo katër muaj. Edhe Drejtori i QKMF-së Gani Halilaj ka thënë se prej muajit janar deri me tani mbetjet e ngrohjës qendrore kanë qendruar në oborrin e QKMF-së përkatësisht pranë maternitetit. “Prej muajit janar e deri me tani mbetjet e ngrohjës qendrore i kemi deponuar në oborrë të QKMF-së, ngase nuk kemi lokacion apo deponi të veqantë, por ka qenë kompania “Pastrimi” ajo që na ka ndihmuar që ti largojmë këto mbeturina ” ka thënë Halilaj.Ndërsa menaxheri i ndërmarrjës “Pastrimi”, Muhamer Qelaj ka thënë se ne si kompani nuk e kemi obligim që hirin e deponuar ta largojmë nga oborri i QKMF-së, por e kemi bërë në mënyr vullnetare këtë punë. “Obligim i yni nuk ka qenë që ta largojmë hirin e grumbulluar në oborrin e QKMF-së, por e kemi bërë në baza vullnetare për arsye se edhe vetë ne jemi pacient të kësaj qendre” ka thënë Qelaj.Ndërkohë që, janë qytetarët e Drenasit dhe pacientet ata që e kritikojnë ashpër deponimin e hirit në oborrin e QKMF-së e aq me tepër pranë maternitetit ku qëndrojnë foshnjet e posalindura, që ky hi mundë të ketë substance kancerogjene për foshnjet sipas tyre.Besart Limani qytetarë nga Drenasi njehërit edhe pacient i QKMF-së thotë se QKMF-ja në Drenas me këtë deponim të hirit në oborrë i ngjanë me tepër deponive të KEK-ut. “Në të gjithë botën Qendrat mjekësore apo spitalet mundohen që të gjelbrojnë oborret e tyre kurse QKMF-ja e Drenasit i ngjanë deponive të KEK-ut me hirin e deponuar në oborrë.

VETURAT PARKOHEN NË TROTUARE

"Kuvendi Komunal i Drenasit ka investuar shumë në trotuaret e qytetit, por nga një pjesë e qytetarëve trotuaret po shfrytëzohen si parkingje, dhe po krijohen probleme në lëvizjen këmbësorëve" ka thënë drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ragip Gjoshi



Hysni Demaku
Drenas, 3 mars

Trotuaret e qytetit të Drenasit janë kthyer në parking veturash, edhe pse Kuvendi Komunal i Drenasit ka rregulluar në bashkëpunim me MTPT-në mbi 25 kilometrea trotuare, qytetarët e Drenasit vazhdojnë të kenë probleme në lëvizjen e lirë ne to. Në pamundësi për të lëvizur në trotuare qytetarët, ecin rrugëve duke penguar lëvizjen e shoferëve por të njëjtën kohë duke rrezikuar edhe vet jetën e tyre. Për këtë problem, udhëheqës komunal kanë thënë se nuk është si rezultat i mungesës së trotuareve por nga mosvetëdijsimi i disa qytetarëve që i parkojnë veturat në trotuare. " Kuvendi Komunal I Drenasit ka inestuar në rregullimine trotuareve te qytetit, ne në bashkëpunim me Ministrin e Transportit kemi rregulluar mbi 15 km trotuare ndërsa 10 jan në përfundim e sipër" ka thënë drejtori Gjoshi dhe ka shtuar se qytetarët duhet të kuptojnë që trotuaret janë për lëvizjen e këmbësorve por jo për parkimin e veturave.Rrregullimi i mbi 25 km është duke u bërë jo vetëm brebda qytetit por edhe në rrugët magjistrale dhe rajonale gjithashtu edhe në disa rrugë lokale. Ndërsa qytetarët e Drenasit ankohen për lëvizjen jo të sigurt në rrugë, pasi trotuaret shfrytëzohen si parking për vetura. " Trotuare në qytetin tonë ka mjaftë por ato po shfrytëzohen nga një pjesë e madhe e qytetarëve si parking e në shumicën e rasteve nga pronarët e objekteve që janë afër rrugës" ka thënë Gjemajl Hoxha qytetarë që përballet çdo ditë më këtë problem. Ndërsa Mendohije Zymberi thotë se më këtë problem duhet të merret Policia, të lirohen trotuaret dhe ta kuptojnë qytetarët që duhet të shfrytëzohen për këmbësorë e jo parking veturash.Togeri Fehmi Hoti nga Stacioni Policorë i Drenasit ka thënë se kanë probleme të shumta me penguesit e veturave në trotuare " Kemi shqiptuar masa të shumta të denimit, por kjo dukuri prapë është evidente ne po mundohemi që trotuaret ti lirojmë trotuaret për lëvizjen e lirë të këmbësorve.